Borussia Dortmundi ka fituar bindshëm 3:0 ndaj Union Berlinit.
Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së 19-të të Bundesligës gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmre Can e shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e dhjetë.
Për 2:0 shënoi mbrojtësi i qendrës, Nico Schlotterbeck, në minutën e 53-të.
Realizatori i golit të fundit ishte Maximilian Beier në minutën e 84-t.
Për “verdhezinjtë” ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat.
Dortmundi ka 42 pikë dhe e zë vendin e dytë. Tetë pikë më shumë ka Bayern Muncheni që është lider.
Union Berlini ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.