Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ulpiana transferon mbrojtësin Lekaj

Mbrojtësi Elmir Lekaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Ulpianës. Klubi nga Lipjani, ka njoftuar të hënën se Lekaj i është bashkuar ekipit në Antalia, ku po e kryen fazën përgatitore në prag të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Lekaj te Ulpiana është transferuar nga Rabat Ajax, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Maltës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me skuadrën nga Malta, 22-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në 11 paraqitje. Ai më herët ka luajtur edhe te Arbëria e Dobrajës dhe Vllaznia e Shkodrës.