Portieri Egzon Lekaj është transferuar te skuadra e Dukagjinit. Këtë e ka bërë të ditur të premten klubi nga Klina.
Lekaj te Dukagjini është transferuar nga Besa e Pejës.
“Dukagjini ka kënaqësinë të prezantojë portierin e ri në ekip, Egzon Lekaj. Me aftësitë dhe përkushtimin e tij, Egzoni është gati të japë maksimumin me fanellën tonë në sezonin e ri. Mirë se na erdhe në familjen tonë, Egzon Lekaj!”, ka shkruar Dukagjini në rrjetet sociale.
Dukagjini përpos Lekajn ka transferuar edhe Norik Krasniqin dhe Kushtrim Gashin.
23-vjeçari Lekaj karrierë ka bërë edhe tek Istogu. Ai është ftuar më herët edhe te Përfaqësuesja U21 e Kosovës.