Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selmani, portier i ri i Ballkanit

FC Ballkani

Ballkani ka siguruar shërbimet e portierit nga Shqipëria, Gentian Selmanit. 

Skuadra nga Suhareka të martën e ka zyrtarizuar transferimin e Selmanit. 

Selmani iu bashkua Ballkanit nga Tetua. 

28-vjeçari në Shqipëri ka luajtur edhe për Tiranën, Laçin e Partizanin. 

Ndërsa karrierë ka bërë edhe në Turqi në skuadra si Boluspor e Menemenspor. 

Edhe Ndodh edhe kjo në Superiore, portieri i Bylisit braktis fushën në mes të ndeshjes Futboll Ndodh edhe kjo në Superiore, portieri i Bylisit braktis fushën në mes të ndeshjes

“Ballkani ka siguruar shërbimet e portierit shqiptar Gentian Selmani, i cili sjell në skuadër përvojë të rëndësishme nga kampionati shqiptar, ai turk dhe Kombëtarja e Shqipërisë. Me përvojën e fituar në Shqipëri dhe jashtë saj, Selmani i bashkohet Ballkanit për të qenë një vlerë e rëndësishme mes shtyllave të portës”, shkruan në njoftim. 

Selmani ka katër paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.