Klubi i futbollit Ballkani, ka vazhduar me prezantimin e përforcimeve. Të enjten prezantoi bullgarin, Stanislav Petkov.
21-vjeçari i bashkohet Ballkanit si lojtar i lirë. Ai së fundi luajti për ekipin slloven, Tabor Sezana.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori Petkov ka luajtur edhe për klube bullgare.
Suharekasit më herët janë përforcuar edhe me disa lojtarë për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshjen e parë të stinorit pranveror Ballkani e luan në udhëtim ndaj Gjilanit të dielën.
Ballkani është në garë për titull të kampionit.
Ballkani e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parë me 33 pikë.