Ballkani është ndarë me tre futbollistë. Klubi nga Suhareka ka njoftuar të shtunën se ka liruar Geralb Smajlin, Bruno Oliveiran dhe Stanislav Petkovin.
24-vjeçari Smajli iu bashkua Ballkanit në vitin 2024 nga Vllaznia e Shkodrës për 100 mijë euro.
30-vjeçari Oliveira më 3 prill i bashkua Ballkanit. Ndërsa 22-vjeçari Petkov më 5 shkurt u prezantua te Ballkani.
“Ballkani njofton se rrugëtimi ynë me futbollistët Geralb Smajli, Bruno Oliveira dhe Stanislav Petkov ka përfunduar. Klubi dëshiron t’i falënderojë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes së Ballkanit. I falënderojmë për çdo minutë të dhënë në fanellën portokalli dhe u shprehim mirënjohjen tonë për gjithçka që kanë kontribuar në rrugëtimin e FC Ballkanit. Klubi u uron Smajlit, Oliveirës dhe Petkovit shumë suksese në karrierën dhe jetën e tyre personale”, shkruhet në njoftim.

Ballkani e përfundoi edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës në pozitën e tretë me 58 pikë.