Futbollistët e Vushtrrisë janë në bojkot për shkak të moskryerjes së obligimeve nga kryesia e klubit vushtrrias. Dhe nuk kanë dalë fare në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Ballkanit të Suharekës.
Dueli Vushtrria – Ballkani i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit kosovar dhe u desh të niste nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Por, ajo u mbyll ende pa nisur.
Futbollistët e Ballkanit ishin në fushë në pritje të kundërshtarëve për këtë xhiro. Vushtrriasit nuk u paraqitën fare, as me juniorë.
Suharekasit i marrin pikët e plota në tavolinë me rezultat zyrtar 0-3.
Edhe
Vushtrria rrezikon ta humbë ndeshjen me rezultat zyrtar ndaj Ballkanit
Vushtrria është e fundit në tabelë me tri pikë. Ballkani ndërkohë me 16 pikë renditet i gjashti.
Gjatë ditës së shtunë, Vushtrria shkroi në Facebook se obligimet ndaj lojtarëve dhe tifozëve të skuadrës, do t’i kryejë në javën e ardhshme. Por, marrëveshja mes palëve të përfshira nuk është arritur.
Pas zhvillimeve të fundit në klub, tifogrupi “Forca” e ka kërkuar dorëheqjen e kryesisë së klubit. “Forca” ka shkruar në faqen zyrtare se “dorëheqja është i vetmi akt i dinjitetshëm”.
Futbollistët e Vushtrrisë nuk dalin në fushë
Futbollistët e Vushtrrisë nuk kanë dalë ende në fushë për ndeshjen ndaj Ballkanit.
Edhe
Drenica e Ballkani po barazojnë në “Bajram Aliu”
Ky ballafaqim i takon xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës. Është dashur të niste në orën 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në rast se lojtarët e Vushtrrisë nuk dalin në fushë, ndeshja do t’i takojë me rezultat zyrtar Ballkanit.