Dijar Nikqi është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit.
Lajmin e ka bërë të ditur të hënën skuadra nga Suhareka përmes një postimi në faqen zyrtare.
21-vjeçari luan në pozitën e qendërsulmuesit.
Nikqi së fundi ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit. Pjesë e Lirisë, Nikqi ishte nga janari i vitit 2025.
Ai karrierë ka bërë edhe te Vora, Tirana, Teuta dhe te të rinjtë e Laçit.
“Mirë se vjen, Dijar Nikqi! Mirë se erdhe në familjen tonë, Dijar! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e klubit”, shkruan në njoftim.
Ballkani, përveç Nikçit, ka transferuar edhe disa futbollistë të tjerë, por njëkohësisht ka liruar edhe disa lojtarë.
