Është pritur gjatë që Lis Shoshi, Erjon Kastrati e Gëzim Morina të bashkohen me përfaqësuesen e Kosovës në basketboll.
Shoshit, që po zhvillohej hovshëm në SHBA, edhe para një viti iu ofrua mundësia që të bashkohej me Kosovën, por kjo nuk ndodhi, shkruan sot Koha Ditore. Për Kastratin e Morinën fillimisht nuk kishte shpresa thuajse fare që do të mundë të luanin për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjendja u bë shumë më e favorshme këtë verë dhe shtatlarti Shoshi konfirmoi herët se do të bashkohej me Kosovën për paraeliminatoret për botërorin e vitit 2019. Ndërkohë shumë më e komplikuar ishte situata me Kastratin e Morinën, që ishin pajisur me pasaporta të Sllovenisë që të luanin basketboll për përfaqësueset e këtij shteti.
U zhvilluan negociata të gjata e të vështira me Federatën e Sllovenisë që Kastrati e Morina të liroheshin për t'iu bashkuar Kosovës....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.