Sport

Kosova pagoi Federatën sllovene për Morinën dhe Kastratin

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve, javë më parë u përforcuar me dy basketbollistët Gëzim Morinën dhe Erjon Kastrati.

Dyshja që i është bashkuar Kosovës në përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”, ka ardhur nga Përfaqësuesja e Sllovenisë, transmeton Sporti në KTV.

Por ardhja e dy basketbollistëve kosovar që kanë luajtur për Slloveni, i ka kushtuar Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Morina dhe Kastrati pritet që të ndihmojnë Kosovën në ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Botëror “Kina 2019”.

Kosova ndeshjen e parë në këto parakualifikime do ta luaj ndaj Maqedonisë me dy gusht në Prishtinë.