Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja, larg nivelit që pretendoi të kishte

Për atmosferë shumë të mirë te përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës, të hënën. Por ekipi që ka në dispozicion përzgjedhësi Damir Mulaomeroviq për dy ndeshjet e radhës, vlerësohet të mos jetë më i miri i mundshëm, përkatësisht më i miri që ka pasur Kosova deri më tani. Mund të jetë e kundërta, nëse për bazë merren emrat e lojtarëve që janë aktualisht në përfaqësuese.

Kosova të dielën ka nisur stërvitjet në Debrecen të Hungarisë, ndërsa të enjten luan ndaj Rumanisë në Oradea, në kuadër të Grupit B të raundit të dytë parakualifikues për "Eurobasket 2021". Të dielën luan në udhëtim ndaj Maqedonisë në Gjevgjeli, shkruan Koha Ditore.

Të hënën me përfaqësuesen në Debrecen janë bashkuar Lis Shoshi, Gëzim Morina e Andi Shehu. Janë këta tre lojtarët e vetëm të Kosovës që bëjnë karrierë jashtë vendit. Të tjerët janë të klubeve kosovare.

Me gjithë pritjet, Kosova do të jetë pa lojtarë amerikanë, përkatësisht lojtarë të natyralizuar. Është pritur që të bashkohet për herë të parë me Kosovën fundori amerikan Malcolm Armstead, por ai është lënduar të shtunën derisa po luante me skuadrën e tij në Turqi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)