Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova nis përgatitjet për Rumaninë, sot kompletohet

Qendra Lis Shoshi dhe plejmejkeri amerikan Malcolm Armstead ishin mungesat e vetme në ditën e parë të grumbullimit të Përfaqësueses së Kosovës në prag të duelit me Rumaninë në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.

Të hënën mbrëma Kosova nisi përgatitjet, kurse optimizmi ishte i madh brenda ekipit për ndeshjen që luhet të dielën (24 shkurt) në Prishtinë në kuadër të Grupit B, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shoshi e Armstead nuk kanë mundur t'i bashkohen ekipit në stërvitjen e parë për shkak të vonesës së fluturimeve, por do të jenë të gatshëm për stërvitjen e dytë, që mbahet të martën (sot) paradite. Armstead do të debutojë me Kosovën kundër Rumanisë, pasi në dy ndeshjet e mëparshme nuk mundi për shkak të lëndimit.

Armsteadi është amerikani i katërt i natyralizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) pas Justin Doellmanit, Scott Bamforthit e Shawn Jonesit. Përfaqësuesja e Kosovës është e fundit në grup me tri pikë pas tri humbjeve që i ka regjistruar, dy ndaj Maqedonisë që i prinë grupit dhe një ndaj Rumanisë. I pari i grupit siguron një vend direkt për kualifikimet e "Eurobasket 2021", derisa dy të tjerat do të kenë raundin shtesë të parakualifikimeve që zhvillohet në muajin gusht (3-21). Pas duelit me Rumaninë, Kosova do t'i mësojë dy kundërshtarët e tjerë për këtë fazë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)