Përforcimi i Përfaqësueses së Kosovës, plejmejkeri amerikan Malcolm Armstead mund të mbetet në Prishtinë edhe pas duelit ndaj Rumanisë, në kuadër të parakualifikimeve për "Eurobasket 2021".
Armstead pas kësaj ndeshjeje që zhvillohet të dielën (20:30) ka gjasa t'i bashkohet skuadrës së Z Mobile Prishtina, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra bardh e kaltër është në kërkim të një plejmejkeri për ta kompletuar ekipin për dy ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të FIBA Europe Cup, që do t'i luajë kundër Vareses, më 6 mars në shtëpi dhe më 13 mars në Itali.
Armstead 29-vjeçar është njëri prej opsioneve te klubi për rolin e plejmejkerit. Prishtina ditë më parë ka transferuar krah-qendrën Rodney Bullock, që ishte pjesë e Alba Fehervarit (Hungari), kurse po kërkon edhe një plejmejker pas largimit e DeMairio Mayfieldit dhe Kyan Andersonit javë më parë...(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")