Sport

Trepça “thellon” krizën e Bashkimit

Trepça ka shënuar fitoren e pesë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën në palestrën “Minatori” Trepça mposhti Bashkimin me rezultatin 88:72

Takimi ishte i dominuar nga fillimi e deri në fund nga mitrovicasit që gjatë lojës kishte edhe epërsi dyshifrore.

Çereku i parë u mbyll në favor të vendasve me rezultatin 26:13. Në periudhën e dytë prizrenasit arritën të riktheheshin duke shkrirë epërsinë e klubit vendas në vetëm një pikë 43:42.

Çereku i tretë i ndeshjes u takoi nikoqireve që fal efikasitetit arritën të hyn në periudhën e fundit shtatë pikë dallim 65:58.

Në 10 minutat e fundit “xehetarët” vazhduan me lojë të mirë duke shënuar nga secila pozitë.

Fal efikasitetit dhe mbrojtjes së fortë të aplikuar mitrovicasit mposhtën Bashkimin 88:72.

Te Trepça me tripel-double ndeshjen e mbylli Drilon Hajrizi, që shënoi 16 pikë, 10 asistime dhe 10 kërcime, i ndihmuar edhe nga Ivan Koljeviq, që ndeshjen e mbylli me 24 pikë dhe nëntë asistime.

Te Bashkimi, lojtari më i dalluar ishte Obinna Oleka që takimin e mbylli me double-double, prej 13 pikëve dhe 24 kërcime.