Skuadra e Bashkimit ka fituar ndeshjen e fundit të këtij viti në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të enjten mbrëma, Bashkimi triumfoi bindshëm ndaj skuadrës së Trepçës në kuadër të xhiros së 16 të Superligës.
Dueli i luajtur në palestrën "Minatori" përfundoi me rezultatin 87:62 në të mirë të Bashkimit.
Në fakt, Bashkimi ishte më i mirë se Trepça gjatë tërë ndeshjes dhe në çdo aspekt. Bashkimi i fitoi tre çerekët e parë ku krijoi epërsi të thellë, ndërsa në të fundit shkoi në 32 pikë (82:50) avantazh. Curtis Jones me 30 pikë të shënuara ishte më efikasi te Bashkimi, ndërsa u dalluan edhe Daniel Lekndrejaj (15) dhe Samardo Samuels e Dajaun Graf me nga 11 pikë secili.
Në anën tjetër, Drilon Hajrizi ishte më efikasi te Trepça. Hajrizi ndeshjen e mbylli me 18 pikë të shënuara.