Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën.
Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë fitore, Trepça e ka siguruar vendin e parë për plejof. Katër xhiro para fundit i ka 45 pikë, pesë më shumë se Bashkimi i vendit të dytë.
Trepça e mposhti Bashkimin edhe në finale të Kupës, ndërsa e mposhti lehtë edhe të dielën, ndonëse pa Shaën Jonesin dhe Akili Viningun.
Mitrovicasit kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, duke mbajtur epërsi bindëse. Mustapha Amzil ishte më i miri te Trepça me 23 pikë, tri kërcime e dy asistime.
Ja’cori Payne i realizoi 17 pikë,m pesë kërcime e tri asistime. Mikaile Tmushiq i realizoi gjashtë pikë, nëntë kërcime e katër asistime.
Te Bashkimi, Dequon Lake i kishte 16 pikë e gjashtë kërcime. Valon Bunjaku realizoi 12 pikë e tetë kërcime.
Për Trepçën ishte fitorja e 16-të rresht në Superligë.