Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça vazhdon me fitore

Trepça ka shënuar tjetër fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e mposhti Bashkimin e Prizrenit me rezultat 84:67.

Trepça bëri dallimin në çerekun e parë, të cilin e fitoi 20:11, e po ashtu në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 24:14.

Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 13-të. Për ekipin mitrovicas është fitorja e gjashtë rresht. Trepça udhëheq në tabelë me 24 pikë. Ka 11 fitore e dy humbje.

Bashkimi pësoi humbjen e nëntë, ndërsa i ka edhe katër fitore. Mbetet në pjesën e poshtme të tabelës.

Te Bashkimi debutoi trajneri Alen Joncevski.

Kevin Bracy Davis udhëhoqi Trepçën me 24 pikë, shtatë kërcime e tri asistime.

Darnell Edge i kishte 12 pikë e tetë asistime. 12 pikë i kishte edhe Amin Hot. Te Bashkimi, Samir Zekiqi i kishte 15 pikë e shtatë kërcime.

Artikuj të ngjashëm