Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça fiton Superkupën në basketboll

KB Trepça

Trepça e ka nisur edicionin e ri ashtu si e përfundojë të kaluarin – me trofe. 

Trepça është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll. 

Në finale, të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça e mposhti Prishtinën. 

“Xehetarët” triumfuan me rezultat 89:73. Trepça në edicionin e kaluar i fitoi gjithë trofetë – titullin e kampionit, Kupën e Kosovës, Superkupën dhe turneun e Ligës Unike. 

Vlerësohet favorite edhe për edicionin e ri dhe këtë e dëshmoi në turneun e Superkupës. 

Edhe Trepça e feston titullin e shtatë në Prizren Basketboll Trepça e feston titullin e shtatë në Prizren

Mitrovicasit në çerekfinale të Superkupës e mposhtën Borën. 

Në gjysmëfinale fituan lehtë e thellë ndaj Golden Eagle Yllit. 

Dhe të mërkurën e fituan edhe finalen ndaj Prishtinës. 

Pas çerekut të parë të barabartë, shkëputja e Trepçës nisi në minutat e fundit të çerekut të dytë. 

Rrjedhë të njëjtë ndeshja kishte edhe në minutat e parë të çerekut të tretë. 

Trepça krijoi epërsi që më pas e mbajti deri në fund. 

Çereku i dytë përfundoi 26:19 për Trepçën, ndërsa i treti 22:17. 

Prishtina megjithatë nuk është dorëzuar deri në fund. 

Në çerekun e katërt është afruar deri në gjashtë pikë, por jo edhe më shumë. 

Ka pasur edhe tensione në fund, por jo edhe rikthim të Prishtinës. 

Edhe Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe Basketboll Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe

Çereku i katërt përfundoi 27:22 për Trepçën. 

Desmond Cambridge Jr i kishte statistikat më të mira te Trepça. 

Ai ndeshjen e përfundoi me 15 pikë, katër kërcime e pesë topa të rrëmbyer. 

Sammy Hunter i kishte 18 pikë e gjashtë kërcime. 

Fundori Larry Thomas u dallua po ashtu me 13 pikë, pesë asistime e katër kërcime. 

Fundori tjetër, Malik Johnson i kishte 11 pikë e gjashtë asistime. 

Damire Burns i kishte 12 pikë e 10 kërcime për Prishtinën. 

Jaleen Moore realizoi 20 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, por i kishte edhe shtatë topa të humbur.

Jawachi Nzeakor i kishte 13 pikë, por jo me ndonjë efikasitet të lartë. 

Turneu i Superkupës i lë vend garës në kampionat. 

Edhe Fitorja e 18-të rresht për Trepçën në Superligë Basketboll Fitorja e 18-të rresht për Trepçën në Superligë

Pritet garë interesante, ndërsa Trepça e Prishtina do të jenëv prej skuadrave pretendente. 

Skuadrat janë të mbushura me lojtarë të huaj, kryesisht amerikanë dhe ata pritet ta kenë fjalën gjatë gjithë kampionatit.