Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transferimi i Zybës te Legia mund të dështojë

Qëndrim Zyba mund të mos bëhet lojtar i Legia Varshavës. Transferimi i mesfushorit qendror nga Ballkani u komplikua pas testeve mjekësore.

“Meczyki.pl” të mërkurën raportoi se Zyba ka kaluar me sukses testet mjekësore, por të enjten, gazetari i “Canal +”, Krzysztof Marciniak, ka shkruar në “Twitter” se transferimi i Zybës mund të dështojë.

Çështja e transferimit të Qëndrim Zybës po bëhet pak më e komplikuar. Pas analizave mjekësore lindën dyshime. Sot ka një takim kyç dhe një vendim “po” ose “jo”.

“Legia po preferon ta huazojë me opsionin e blerjes”, shkruan gazetari polak të enjten.

Edhe mediumet tjera polake kanë raportuar se në orët në vijim pritet të merret një vendim përfundimtar nëse të interesuarit do të jenë gati për të realizuar transferimin në këtë formë.

Zyba ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në 26 paraqitje për Ballkanin. Zyba ka luajtur edhe për Kosovën. Për 23-vjeçarin Legia ishte gati të paguajë 400 mijë euro.