Legia e zyrtarizon Zybën.
Ballkani ka konfirmuar se Qëndrim Zyba do ta vazhdojë karrierën te Legia e Varshavës.
Mesfushori është huazuar tek ekipi polak deri në fund të edicioni, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.
Zyba ishte prej lojtarëve më të mirë të Ballkanit dhe tashmë është reprezentues i Kosovës.
“Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë”, ka shkruar Ballkani.

Artikuj të ngjashëm