Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legia nuk e blen Zybën, kthehet te Ballkani

Zyba Legia

Zyba me fanellën e Legias

Mesfushori Qëndrim Zyba do të kthehet te Ballkani, pasi Legia e Varshavës nuk e ka blerë kartonin e tij.

Klubi polak të premten ka konfirmuar se nuk do ta ushtrojë të drejtën për blerjen e Zybës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori kosovar iu bashkua Legias më 1 shkurt të këtij viti. Bëri debutimin dy javë më vonë, kundër Molde FK në Ligën e Konferencës. Që atëherë, ai ka luajtur gjashtë ndeshje, kryesisht si zëvendësues në minutat e fundit.


Zyba konfirmon largimin nga Legia

Qëndrim Zyba përshëndetet me Legian e Varshavës. Ai ishte huazuar te skuadra e Legias nga skuadra e Ballkanit të Suharekës. “Faleminderit Legia dhe lamtumirë”, ka shkruar Zyba në një postin në Instagram.

 Mesfushori i Kosovës luajti 52 minuta në pesë ndeshje kampionale për Legian.

Postimi i Zybës në Instagram

LEXO EDHE: