Trajneri i Përfaqësueses U-16 të Kosovës në basketboll (meshkujt), Muhamed Thaçi, është suspenduar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) një ditë pasi sulmoi tre gjyqtarë të basketbollit, të cilët u desh të kërkojnë ndihmën mjekësore në spital.
Njëri prej gjyqtarëve, Daut Mehmeti, e ka pësuar më rëndë, derisa dy të tjerët Elldin Uglari dhe Atdhe Gocaj, më lehtë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi, një ish-lojtar i shquar tash trajner, u arrestua menjëherë nga policia pas sulmit fizik që bëri të enjten mbrëma ndaj tre gjyqtarëve në miqësoren ndërmjet Kosovës (U16) dhe Maqedonisë (U16), të luajtur në Pallatin e Sporteve në Prishtinë. Sulmi fizik ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, ku Kosova e drejtuar nga Thaçi pësoi humbje të thellë.
Në "ndihmë" të Thaçit për të sulmuar gjyqtarët, gazeta mëson se i erdhën edhe dy familjarë të tij, të cilët po ashtu u shoqëruan në Polici. Por që të tre janë liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).