Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin Andrea Belotti që do të largohet në verë nga Torino, ka njoftuar “Tuttosport”.
Belotti në verë do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Torinon, dhe Tottenhami po përpiqet ta bind për t’u transferuar në Angli.
Sulmuesi italian po shihet si përforcim i duhur për sezonin e ri dhe zëvendësim ideal për Harry Kanen, i cili ka gjasa të largohet nga Tottenhami.
Belotti 28-vjeçar këtë sezon në Serie A, ka shënuar katër gola në 15 ndeshje.