Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti largohet nga Roma

Sulmuesi Andrea Belotti do të largohet nga Roma pas vetëm një edicioni të kaluar në kryeqytet. “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se Belotti ka njoftuar klubin se nuk dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin dhe për këtë arsye do të largohet gjatë kësaj vere.

Ai iu bashkua Romës verën e shkuar si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për dy vjet të tjerë.

Mirëpo, Belotti ka preferuar largimin nga Roma për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur këtë edicion. 29-vjeçari ka qenë rezervist dhe në total ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 2 asistime në të gjitha garat. Thuhet se interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Milani e Interi.