Andrea Belotti është prezantuar nga Roma të dielën. Sulmuesi 28-vjeçar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet tjera.
Ai është transferuar te Roma pas shtatë sezonesh të kaluara te Torino. Italiania ka shënuar 100 gola në Serie A.
“Përparimi dhe ambicia e Romës në vitet e fundit ka qenë e qartë për të gjithë dhe të dy elementet kanë pasur një ndikim të madh tek unë. Në këtë pikë të karrierës time dua të vazhdoj të përmirësohem ditë pas dite dhe jam i kënaqur që kam mundësinë të bëj këtë duke përfaqësuar këtë klub. Tani mezi pres të dëgjoj himnin e klubit në stadium, para gjithë tifozëve tanë”, ka thënë Belotti për faqen e klubi.
Ai ka 44 ndeshje dhe 12 gola për Italinë.
Edhe te Roma kanë vlerësuar lart transferimin e Belottit.