Andrea Belotti ka arritur marrëveshje me Romën, raporton të martën “La Repubblica”.
Siç raporton sajti italian, sulmuesi italian është pajtuar të nënshkruajë kontratë trevjeçare. Ai te Roma do të përfitojë 3.2 milionë euro në sezon.
Sulmuesi 28-vjeçar së fundi ishte pjesë e Torinos. Ai te Roma do të transferohet si lojtar i lirë.