Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma i bën ofertë Belottit

Te Roma po shpresojnë t’i sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Italisë, Andrea Belotti, ka njoftuar të hënën “Football-Italia”.

Bëhet e ditur se Roma tashmë ka kontaktuar Belottin dhe i ka bërë ofertë zyrtare.

Sulmuesi 28-vjeçar është lojtar i lirë pasi muajin e shkuar i skadoi kontrata me Torinon dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Bëhet e ditur se Roma i ka ofruar atij kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e tretë, duke i ofruar pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Belotti po e shqyrton ofertën dhe këtë javë do të japë një përgjigje, që te Roma shpresojnë të jetë pozitive.

Krahas Romës, interesim për Belottin kanë treguar edhe shumë skuadra të tjera.