Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma synon transferimin e Belottit

Roma është një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës. Drejtuesit e klubit italian po kërkojnë ta përforcojnë ekipin për të bërë një skuadër konkurruese për trofe për sezonin e ri.

Së fundmi “Calciomercato” ka bërë të ditur se trajneri Jose Mourinho po synon transferimin e Ander Belottit.

Sulmuesi italian është futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Torinon.

Te Roma sulmuesin po e shohin si përforcim të madh për sezonin e ri. Klubi kryeqytetas do t’i nisë negociatat me italianin për ta bindur të transferohet në Romë.

Për Belottin në garë janë edhe disa skuadra angleze.