Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri skuadra angleze pas Belottit

Andrea Belotti karrierën mund ta vazhdojë në Premier League. Sulmuesi italian është futbollist i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Torinon.

“The Sun” ka bërë të ditur se tri skuadra angleze janë në garë për shërbimet e italianit.

Newcastel, Evertoni dhe West Hami kanë nisur kontaktet me menaxherin e lojtarit për ta bindur të transferohet në elitën e futbollit anglez.

Për shërbimet e 28-vjeçarit në garë janë edhe disa skuadra nga Serie A.