Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti po e pret ofertën e Milanit

Sulmuesi Andrea Belotti pritet të largohet nga Torino në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.

Mediat në Italia shkruajnë se italiani është duke e pritur një ofertë zyrtare nga skuadra e Milanit.

Milani nuk do të ketë nevojë që të paguajë dëmshpërblim për Belottin, i cili nga 1 korriku është lojtar i lirë.

Belotti ka oferta edhe nga disa klube të tjera, por dëshira e tij është që të kalojë te Milani.