Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani kthen sytë kah Belotti

Sulmuesi Andrea Belotti ka refuzuar ofertat nga Fiorentina e Monaco, pasi dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Milanit.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur të hënën se Belotti është në negociata me Milanin dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet brenda kësaj jave.

Belotti te Milani do të transferohej si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Torinon në fund të këtij muaji.

Ai po shihet si përforcim i duhur te Milani për sulmin për shkak të përvojës që e ka në Serie A. 28-vjeçari prej vitit 2015 ishte pjesë e Torinos, kurse karrierë ka bërë edhe te Palermo.

Si kapiten i Torinos në sezonin 2021/22, Belotti ka shënuar tetë gola në 28 paraqitje kampionale.

Artikuj të ngjashëm