Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti largohet nga Torino

Te skuadra e Torinos janë pajtuar me largimin e sulmuesit Andrea Belotti në fund të këtij sezoni. “Tuttomercatoweb” ka shkruar të premten se Belotti ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Torinos për rinovimin e kontratës që i skadon në verë.

Thuhet se ai ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në një ekip tjetër në Serie A dhe tashmë është në negociata me Milanini, Napolin e Atalantan.

Belotti është kapiten i Torinos dhe njëri prej lojtarëve kryesorë të këtij ekipi, të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Palermo.

28-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim në 17 ndeshje kampionale të këtij edicioni.