Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti nuk do ta vazhdojë kontratën me Torinon

Andrea Belotti nuk do të vazhdojë kontratën me Torinon. Sulmuesi italian thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të qëndrojë në skuadër.

Kontrata e Belottit skadon në qershor të këtij viti dhe do të jetë futbollist i lirë.

Për shërbimet e 28-vjeçarit interesim kanë shprehur skuadra si Milani dhe West Hami.

Italiani këtë edicion në 478 minuta në Serie A ka shënuar dy gola.