Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti ka arritur marrëveshje me Milanin

Andrea Belotti do të largohet nga Torino. Sulmuesi italian nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2022.

Mediat italiane kanë raportuar se Belotti ka arritur marrëveshje personale me Milanin.

Ai do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me “Rossonerët” dhe do të fitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon.

Belotti te Milani do të transferohet si futbollist i lirë.