Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti do të largohet nga Torino

Sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë, Andrea Belotti do të largohet nga skuadra e Torinos.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Belotti ka refuzuar përfundimisht rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit, dhe do të jetë lojtar i lirë në verë.

Thuhet se Belotti muajin tjetër do të nis kontaktet me Milanin, Napolin e Fiorentinan, skuadra këto të interesuara për transferimin e tij në verën e ardhshme.

Sulmuesi 28-vjeçar ka vendosur të largohet nga Torino për të vazhduar karrierën në një skuadër që lufton për trofe dhe luan në garat evropiane. Belotti është kapiten i Torinos dhe këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet. Ai deri më tani, ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje në Serie A .

Artikuj të ngjashëm