Sulmuesi Andrea Belotti, sipas të gjitha gjasave, nuk do të largohet nga Torino. “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur të enjten se Belotti është afër rinovimit të kontratës që i skadon në verë.
Palët po punojnë në detajet e fundit përpara se ta bëjnë zyrtare marrëveshjen. Belotti, i cili është kapiten i Torinos, pritet të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2026 pasi është bindur nga projekti i klubit.
28-vjeçari ka tetë gola në Serie A këtë edicion dhe pati tërhequr interesimin e skuadrave të shumta nga Italia e Anglia që synonin ta transferonin si lojtar të lirë në verë. Belotti është pjesë e Torinos prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo.
Artikuj të ngjashëm