Sulmuesi i Italisë, Andrea Belotti ka refuzuar transferimin te skuadra e Newcastlet gjatë këtij muaji, pasi dëshiron që jetë pjesë e Torinos deri në fund të sezonit.
Belotti ka kontratë me Torinon deri në qershor kur edhe do të largohet si lojtar i lirë. Mirëpo, ai është i vendosur te mbetet te Torino për ta ndihmuar ekipin si kapiten.
Thuhet se Newcastle i kishte bërë ofertë të mirë Belottit, të cilën menjëherë e ka refuzuar. 28-vjeçari është pjesë e Torinos prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo.
Këtë sezon, Belotti ka pasur telashe me lëndimet por ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje në Serie A.