Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, është i bindur se Andrea Belotti do të largohet nga skuadra si lojtar i lirë në fund të sezonit.
“Unë mendoj se Belotti do të largohet nga Torino pa na lënë të fitojmë mjete financiare. Do të duhej të kishte kompensim për klubet kur lojtarët largohen në fund të kontratës. Ne paguam 8 milionë euro për Belottin. Palermo nuk besonte tek ai. Ai na ka dhënë shumë, por edhe ne e kemi bërë të njëjtën gjë”, tha Cairo.
Ai e konfirmoi se Belotti priste të bashkohej me Milanin katër vjet më parë, por thekson se nuk ka dashur ta prishte harmoninë që ishte krijuar.
Sulmuesi italiani kishte shënuar 26 gola në 35 ndeshje në sezonin 2016/2017 dhe për të kishte shfaqur interesim Milani. Në atë kohë Torino kërkonte 100 milionë euro. Aktualisht, interesimin më të madh për 28-vjeçarin e ka shfaqur Toronto.