Chelsea, Evertoni e Atletico Madridi janë skuadrat e fundit që janë futur në garë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.
“Tuttosport” ka njoftuar se Belotti ka vendosur të largohet në fund të këtij sezoni nga Torino dhe shumë skuadra evropiane tashmë kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Sulmuesi 27-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Torinon që i skadon vitin tjetër dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje gjatë kësaj vere.
Belotti këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 28 ndeshje me Torinon, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Palermo.
Te Torino për ta lënë të lirë Belottin po kërkojnë të paktën 40 milionë euro dëmshpërblim. Interesim për Belottin ka kohë që kanë shprehur edhe Milani, Roma, Tottenhami, Interi e Napoli.