Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami ka pësuar tri humbje si mysafir ndaj Brightonit

Stadiumi i Brightonit “Amex” është ndër arenat më të padëshiruara për trajnerin Jose Muourinho.

Portugezi me Tottenhamin pësuan disfatë nga Brightoni me rezultatin 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën.

Për Mourinhon ishte disfata e tretë radhazi ndaj Brightonit si mysafir, stadiumi i të cilit duket se është “mace e zezë” për portugezin.

Kjo është hera e parë për trajnerin nga Portugalia që pëson tri disfata rresht ndaj të njëjtit kundërshtar si mysafir.

Për Tottenhamin, kjo ishte humbja e dytë radhazi në ligë dhe si pasojë e kësaj mini-krize, skuadra londineze ka mbetur 11 pikë larg vendit të parë që e mban Manchester City. Tottenhami renditet i gjashti me 33 pikë.