Chelsea i ka humbur të gjitha katër ndeshjet e fundit të Premier Leagues dhe do të përballet me një udhëtim të vështirë kundër Brightonit në formë.
Përgjegjësinë për formën e dobët të Chelseat, e ka marrë trajneri Liam Rosenior. Por ai shpreson në fitore të martën ndaj Brightonit.
Chelsea ka humbur dhe nuk ka arritur të shënojë gol në asnjërën prej katër ndeshjeve të fundit.
Chelsea është në vendin e gjashtë, shtatë pikë prapa Liverpoolit të vendit të pestë, pozitë që siguron paraqitjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Brightoni është vetëm një pikë prapa Chelseat në vendin e nëntë dhe një fitore do t’i afronte më shumë zonës së Evropës.
Brightoni i ka fituar dy ndeshjet e fundit në Premier League kundër Chelseat.
-
Humbja e gjashtë rresht për Chelsean në Premier League
-
Chelsea shkarkon Roseniorin pas 107 ditësh
-
Seria më e keqe që nga viti 1912, trajneri i Chelseat “gjen fajtorin”
-
Chelsea fiton, Tottenhami të dielën luan ndeshjen për mbijetesë
-
Unitedi po i afrohet Championsit, por Carrick thotë se ka ende punë për të bërë