Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, është shkarkuar pas humbjes së pestë rresht në Premier League të martën mbrëma, ka bërë të ditur Chelsea të mërkurën mbrëma.
Klubi ka mbajtur takim për ta diskutuar të ardhmen e tij.
Por, disfata 3:0 dhe gjasat e zbehta për ta siguruar Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, kanë bërë që Rosenior të mos jetë më në krye të “bluve”.
Puna e Roseniorit si kryetrajner te Chelsea zgjati vetëm katër muaj.
Ai nënshkroi kontratë për gjashtë vjet në janar, por ka humbur shtatë nga tetë ndeshjet e fundit.
Calum McFarlane është emëruar trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Chelsea të dielën luan në gjysmëfinale të Kupës FA me Leedsin në “Wembley”.
Edhe
Seria më e keqe që nga viti 1912, trajneri i Chelseat “gjen fajtorin”
Rosenior, i cili u shkarkua pas 107 ditësh, ishte emëruar në krye të skuadrës në vend të Enzo Marescas.
Chelsea dështoi të shënojë gol në pesë humbjet e fundit në ligë, që është ecuria më e dobët e skuadrës që prej vitit 1912.
Ai e lë skuadrën në vendin e shtatë në Premier League.