Ka pasur shumë dëshpërim të shtunën mbrëma në stadiumin e Tottenhamit.
Skuadra me nam ka barazuar 2:2 me Brightonin dhe ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për mbetje në Premier League.
Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të elitës angleze.
Pedro Porro në minutën e 39-të kaloi në epërsi 1:0 Tottenhamin. Kaoru Mitoma shënoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë për 1:1.
Xavi Simons shënoi në minutën e 77-të për epërsinë 2:1 në të mirë të Tottenhamit. Dhe sërish minutat shtesë ishin fatalë. Georginio Rutter shënoi për 2:2 në minutën e 95-të.
Tottenhami është i 18-ti me 31 pikë. Kjo pozitë dërgon në kategorinë e dytë. Brightoni është i nënti me 47 pikë.