Tottenham Hotspuri nuk ka arritur të shënojë ende fitore në edicionin 2026/27 në Premier Leaguen angleze.
Tottenhami të shtunën u ndal në barazim pa gola në udhëtim nga Nottingham Foresti.
Ndeshja i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit anglez.
Nottinghamit iu anulua një gol i Neco Williamsit në minutën e 66-të për shkak të prekjes me dorë të topit.
Tottenhami në dy xhirot e kaluara pësoi humbje nga Newcastle Unitedi dhe nga Brentfordi.
Ndërsa për Nottinghamin ishte barazimi i dytë rresht. Ka edhe një humbje.
Ndërkohë të shtunën edhe Granit Xhaka me Sunderlanin janë ndalur në barazim 1:1 nga Brentfordi.