Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami fiton dhe mban hapin me skuadrat e kreut

Tottenhami është kthyer nga disavantazhi për fitoren 3:2 ndaj Brentfordit, të mërkurën mbrëma.

Neal Maupay kaloi në epërsi 1:0 mysafirët në minutën e 15-të.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i furishëm për Tottenhamin.

Destiny Udogie, Brennan Johnson dhe Richarlison shënuan prej minutës së 48-të deri në minutën e 56-të për epërsinë 3:1. Ivan Toney shënoi gol tjetër për Brentfordin në minutën e 67-të.

Tottenhami është i katërti në Premier League me 43 pikë nga 22 ndeshje.

Brentfordi është i 15-ti me 22 pikë.