Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tottenhami shokohet nga Brentfordi, mposhtet 3:0

Tottenhami shokohet nga Brentfordi, mposhtet 3:0

Tottenham Hotspuri, pavarësisht shpenzimeve të mëdha në afatin kalimtar, është befasuar të shtunën mbrëma në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 në Premier League. 

Tottenhami u mposht në udhëtim nga Brentfordi me rezultatin 3:0. 

Keane Lewis-Potter e hapi serinë e golave në minutën e 12-të. 

Golin e dytë e shënoi mesfushori gjerman, Vitaly Janelt, në minutën e 33-të. 

Mbrojtësi italian, Michael Kayode, e shënoi golin e tretë në minutën e 49-të. 

Edhe Tottenhami lëshon fitoren “nga dora”, rrezikon seriozisht largimin nga Premier League Futboll Tottenhami lëshon fitoren “nga dora”, rrezikon seriozisht largimin nga Premier League

Brentfordi kishte mundësinë që ta realizonte edhe golin e katërt në minutën e 54-t, por Igor Thiago nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë. 

Edhe pse investuan shumë në afatin kalimtar dhe sollën emra të mëdhenj si Sandro Tonali, Andrew Robertson e Mateus Fernandes, Tottenhami nuk arriti ta nisë edicionin e ri me fitore.