Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tottenhami kthehet te fitorja pas dy barazimeve

Tottenham

Pas dy barazime radhazi, Tottenham Hotspuri, të shtunën është kthyer te fitorja në Premier League. 
Tottenhami në udhëtim mposhti 2:1 Leeds Unitedin në kuadër të xhiros së shtatë të elitës angleze. 
Tottenhami dy xhirot e kaluara në kampionat barazoi me Wolverhamptonin dhe Brightonin. Skuadra që drejtohet nga trajneri Thomas Frank barazoi edhe të martën 2:2 me Bodo/Glimt në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në “Champions”. 

Mathys Tel i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 23-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Leeds Unitedi shifrat i barazoi në minutën e 34-t me golin që e shënoi Noah Okafor. 
Tottenhami golin e fitores e realizoi në minutën e 57-të. Mohammed Kudus ishte shënuesi i golit që edhe ia siguroi pikët e plota Tottenhamit. 
Tottenhami ka 14 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. 
Leeds Unitedi është në mesin e tabelës me tetë pikë.