Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami barazon në ndeshjen e parë pa Kanen

Tottenhami e ka nisur me barazim periudhën pa sulmuesin Harry Kane.

Tottenhami të dielën barazoi në udhëtim te Brentfordi, 2:2.

Ishte ndeshje e xhiros së parë e edicionit të ri të Premier Leagues.

Cristian Romero shënoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 11-të.

Bryan Mbeumo barazoi shifrat në minutën e 26-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Yoanne Wissa, shënoi për 2:1.

Rezultatin e barazoi Emerson Royal në minutën e katërt të shtesës në pjesën e parë.

Rezultati 2:2 nuk u ndryshua deri në fund.

Artikuj të ngjashëm