Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evetoni shmang në fund humbjen nga Tottenhami

Mbrojtësi i Evertonit, Michael Keane e ka shënuar në minutën e 90-të golin e barazimit përballë Tottenhmit.

Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma dhe i takoi javës së 29-të të Premier Leagues së Anglisë.

Golin e epërsisë së Tottenhamit e realizoi nga penalltia, Harry Kane në minutën e 68-të. Në këtë duel u përjashtuan dy lojtarë. Në minutën e 58-të me të kuq u ndëshkua futbollisti i Evertonit Abdoulaye Doucoure, kurse Lucas Moura i Tottenhamit në minutën e 88-të. Tottenhami zë vendi ne katërt me 40 pikë, kurse Evertoni në vendin e 15-të me 27 pikë.