Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni merr pikë ndaj Tottenhamit në minutat shtesë

Një gol i shënuar në minutat shtesë ka bërë që Evertoni të marrë pikë të madhe ndaj Tottenhamit në Premier League.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën e që i takoi xhiros së 23-të të elitës angleze, u mbyll me rezultatin e barabartë, 2:2.

Richarlison, i cili i realizoi dy golat për Tottenhaimn, shënoi fillimisht për 1:0 në minutën e katërt.

Shifrat i barazoi Jack Harrison pas gjysmë ore lojë, para se Richarlison ta kalonte Tottenhamin sërish në epërsi, katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Por, në minutën e katërt të kohës shtesë, mbrojtësi Jarrad Branthwaite, shënoi tjetër gol për Evertonin që tani ka 19 pikë dhe po lufton për mbijetesë.

Tottenhami nga ana tjetër ka 44 pikë.